Ardian Kastrati sqaron statusin e tij: As që më ka shku mendja te Vjosa Osmani, as për asnjë person të gjallë

Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati pasi fshiu statusin e tij i cili nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, tani ka dalur me një sqarim.

Kastrati ka thënë se nuk e ka pasur për Vjosa Osmanin dhe për askënd tjetër dhe se shkrimit të tij i është dhënë ‘drejtim i gabuar’.

“Postimit qe kam bere ku e citoj Faik Konicen iu paska dhane drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh qe me paskan gozhdu do analista e portale. Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa.”, ka thënë ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Postimit qe kam bere ku e citoj Faik Konicen iu paska dhane drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh qe me paskan gozhdu do analista e portale. Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa. Askush nuk duhet te ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adrese politike e aq me pak seksiste.

Me ngadal mos beni turr! Per ceshtje politike kur dua te reagoj i permendi me emer e mbiemer, qysh i kam permend gjithe! Tani hapni syte ju qe paskeni marre turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konices me poshte, nga i cili kam nxjerre ate tekst fjale per fjale i cili ska te bej me politiken aktuale, por thjeshte eshte reference ne satiren e Konices. A ma gjen dikush ne postimin tim qe kam permend Vjosa Osmanin apo kedo tjeter ?