Arbërie Nagavci: Kësaj situate dinë ti bëjnë ballë Kurti e Vitia, kjo qeveri duhet të dorëhiqet

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Hoti.

Mora fjalën në Kuvend për të adresuar zërin e padëgjuar të mijëra pacientëve, qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë. Deputetët e pushtetit u përpoqën të bënin zhurmë e t’i rrihnin tavolinat. Ashtu që të mos dëgjohej që kjo qeveri po na dërgon në katastrofë humanitare dhe duhet të dorëhiqet sa më parë për shkak të papërgjegjësisë së shkaktuar”, ka thënë Nagavci

Sipas saj, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Duhet të shkojmë në zgjedhje, të kthejmë ata që dinë t’i bëjnë ballë kësaj situate, si zt. Kurti, Vitia e Bislimi. Askush nuk ua ka borxh këtë gjendje”, ka thënë ajo