Andi Bushati: Qëndrimi i Qeverisë Kurti në raport me Palestinën, servil dhe i turpshëm

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot i doli në mbështetje Izraelit, ku përmes një komunikate deklaroi se si çdo shtet, ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vetë kundër raketave nga Hamasi.

“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Ndaj qëndrimit të Qeverisë së Kosovës  ka reaguar analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, që jo rrallë herë ka përkrahur publikisht kryeministrin e tanishëm, Albin Kurti.

Analisti Bushati e quan qëndrimin e Qeverisë Kurti të turpshëm, shkruan Reporteri.net.

“Qëndrimi i qeverisë Kurti në raport me Palestinën më duket servil, bishtnues dhe i turpshëm”, ka shkruar Bushati në Facebook.