Alarmante: Kosova ka veç edhe rreth 130 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19

Situatë alarmante me numrin e të infektuarve me koronavirus është krijuar aktualisht në Kosovë.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, në konferencën për media të sotme bashkë me kryeministrin Hoti tha se Kosova ka në dispozicion 700 shtretër për pacientë, por që 570 prej tyre janë të zënë, shkruan lajmi.net.

E nëse numri vazhdon të rritet, atëherë do të bëhet një riorganizim.

“Varësisht nga situata, do t’i destinojmë në hapësirat e caktuara”, tha ai.

Krasniqi tha se në bazë të riorganizimit të bërë nga institucionet kompetente, më shumë pacientë janë shpërndarë në spitale rajonale, dhe një numër më i vogël ka mbetur në QKUK.

Sidoqoftë, ai thotë se e kanë obligim ligjorqë t’u ofrohen shërbime edhe pacientëve të tjerë me probleme të tjera.

“Ne jemi të obliguar që të ofrojmë shërbime edhe për pacientët e tjerë”, tha Krasniqi.