Aksidenti tragjik/ Kush është 18-vjeçari që humbi jetën në Vlorë, dy nga të plagosurit nga e njëjta familje (EMRAT)

Mësohen detaje të reja nga aksidenti tragjik i një grupi të rinjsh në autostradën Levan – Vlorë, ku mbeti i vdekur një 18 vjeçar.

Sipas news24, ka humbur jetën 18-vjeçari Ermir Tare, ndërsa të plagosur mbetën shtetasit Rei Leskaj, Fori Duraj, Q.Dori dhe Klajdi Dori.null

Tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kurse, dy nga të plagosurit janë nga e njëjta familje.null

Aksidenti tragjik ndodhi rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.

Një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit u bllokua për disa minuta edhe rruga, ndërsa policia shoqëroi shoferin 40-vjecar.

Nga informacionet e para mësohet se dy mjetet që u përplasen ishin me shpejtësi të madhe.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, që i mori jetën të riut dhe la të plagosur shokët e tij.