Aksident tragjik/ Automjeti i policisë përplas këmbësorin, i cili ndërron jetë në vendngjarje

Mbrëmjen e së enjtes është regjistruar një aksident tragjik në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku një automjet policie tip “Ford” ka përplasur një këmbësor, duke shkaktuar vdekjen e këtij të fundit. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pranë fshatit Çiflig, ndërsa viktima është rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.


Njoftimi i policisë:

Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.