Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Nga ku aksident mbetën të lënduar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor” tha Ahmeti.

Ahmeti mes tjerash bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut