Aksident në Prizren, humb jetën 74 vjeçarja

Një grua e moshës 74 vjeçare ka ndërruar jetë sot rreth orës 06:30 si pasojë e një aksidenti tek stacioni i autobusëve, në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur gruan 74 vjeçare.

Krasniqi tha se ekipi mjekësor ka konstatuar se e aksidentuara ka ndërruar jetë.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 06:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku tek stacioni i autobusëve në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare. Ekipi mjekësor ka konstatuar se e aksidentuara ka ndrruar jetë, kurse shoferi me aktvendim të prokurorit dëgohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/