Ahmeti thotë se do të fillojë restaurimi i Xhamisë së Vjetër në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kanë nënshkruar memorandum me TIKA dhe BIK për të restauruar Xhaminë e Vjetër në kryeqytet.

Ai këtë e bëri të ditur me anë një komenti në rrjetin social Facebook.

Një gazetar ka pyetur në Facebook për Xhaminë e vjetër në Prishtinë, ndërkaq Ahmeti i ka kthyer përgjigje.

“Qu ba me Xhaminë më të vjetër në Prishtinë, që 3 vjet si jetime, shkun për l** 300.000 e ki kërkush s’fol. PS: Hamami masanej, kush s’fol”, ka shkruar gazetari Milot Hasimja.

Ahmeti i është përgjigjur se rasti është dërguar në prokurori dhe është ngritur aktakuzë.

Po ashtu, i pari i Prishtinës ka bërë të ditur se prona është e Bashkësisë Islame, ndërkaq ka theksuar se së shpejti do të fillojë restaurimi i xhamisë së vjetër.

 “Qysh askush nuk foli. E kemi dërguar në prokurori krejt rastin, është ngrit aktakuzë dhe ka dënim (e që ka qenë shumë dënim i ultë). 500 mijë euro kanë qenë të transferuara nga Komuna tek Instituti. Prona është e BI. Kemi nënshkruar memorandum me Tika dhe BI, leja është marr përfundimisht nga Instituti dhe tash fillon restaurimi përfundimtar. Meqenëse është prone e BI, dhe objekt i trashëgimisë marrëveshja është bërë në mes të BIK dhe Tika. Ndërsa leja në Institut. Xhamia është më e vjetra në Ballkan jo veç në shehër 1392”, ka shkruar Ahmeti.