Ahmeti: Situata në Prishtinë e rëndë, ja çfarë masash do të ndërmarrim

Kryetari i Prishtinës,Shpend Ahmeti, ka publikuar statistikat për rajonin e Prishtinës sa i përket bilancit me Covid 19, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti thekson se numri mund të jetë edhe më i lartë por për shkak të numrit të vogël tê testeve Kosova nuk ka arritë të dijë numrin e saktë apo më të përafërt.

Ahmeti bën të ditur se në javët në vijim do të bëjnë edhe disa hulumtime ne teste serologjike.

Postimi i plotë:

Këto janë statistikat e Prishtinës deri sot!

Dy vërejtje

Prishtina ka marr strisho për tu testuar në IKSHP dhe rrjedhimisht ka më shumë të testuar se komunat tjera

Numri real duhet të jetë edhe më i lartë, por për shkak të numrit të vogël tê testeve Kosova nuk ka arritë të dijë numrin e saktë apo më të përafërt.

E gjitha kjo ka një porosi: kujdes për vetën, familjen e të afërmit. Situata është e rëndë por ende e menagjueshme.

Në javet në vijim si Komunë do ti bëjmë disa hulumtime me teste serologjike

1. Me mostër prej 1000 testeve për të gjetur prevalencen (përqindjen e atyre që kanë pasur virusin)

2. Testimin e rasteve pozitive për të parë se a kanë ndertuar imunitet.

3. Testimin e punëtorëve të komunës për ta kuptuar situaten nëpër institucione.

Besoj se keto hulumtime dhe testimet e tjera do ta ndihmojnë IKSHP dhe Komunat e tjera për ta kuptuar më mirë situaten. E besojmë se kjo mund te kontribuoj edhe për hulumtuesit e tjerë. Këtë do ta bëjmë në koordinim me Oden e Mjekeve dhe institucionet e tjera relevante.