Abrashi: Duhet ta urresh vendin tënd për ta vendosur Skënder Hysenin negociator

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka kritikuar qeverinë Hoti dhe qeveritë e kaluara se nuk e kanë shfrytëzuar dështimin e para dhjetë vjetëve të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila kishte vlerësuar se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Më tutje, ai ka folur edhe për emërimin e koordinatorit për dialog duke thënë se “duhet ta urresh vendin tënd për ta vendosur Skënder Hysenin që të negociojë marrëveshje me Serbinë”.

“Janë persona pa platformë, pa parime. Hyseni ka shkuar i papërgatitur”, ka thënë Abrashi në Kuvendin e Kosovës