Abdullahu: Nuk mund të jesh pro Bidenit, e kundër UÇK-së, këto janë vlera që nuk ndahen

Analisti i njohur politik, Faton Abdullahu, ka botuar një status në profilin e tij në Facebook duke i dalë kundër një rryme të caktuar në narrativën publike.

Abdullahu ka evidentuar përkrahës të presidentit të zgjedhur Joe Biden edhe si kundërshtarë “tinëz” (sic) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai beson që këto të dyja nuk shkojnë bashkë.

Analisti i njohur ka vlerësuar se administrata e re Biden dhe vlerat e UÇK-së “janë të një brumi politik, ideologjik, dhe të një koncepti të demokracisë e lirisë”, transmeton Politikajashtme

“Nuk mund të jesh tinza kundër UÇK-së e haptas pro Bidenit, sepse vlerat e luftës janë ashiqare në themelet e shtetit për të cilin Biden (bile edhe djali i tij) ka kontribuar për shumë vite e me shumë veprime e qëndrime.” – shkruan ndër tjerash Abdullahu.

Ky është statusi i plotë i tij: 

Nuk mund të jesh kundër UÇK-së e me Presidentin Biden

Është vështirë e kuptueshme se si disa mendojnë se në të njëjtën kohë sot në Kosovë mund të jenë kundër vlerave të luftës, kundër njerëzve kryesor të UÇK-së, por edhe të jenë pro amerikanë dhe konkretisht pro administratës së re Biden. Këto dy vlera shkojnë bashkë, sepse janë të dëshmuara tash e me shumë se dy decenje se janë të një brumi politik, ideologjik dhe të një koncepti të demokracisë e lirisë. Nuk mund të jesh tinza kundër UÇK-së e haptas pro Bidenit, sepse vlerat e luftës janë ashiqare në themelet e shtetit për të cilin Biden (bile edhe djali i tij) ka kontribuar shumë për shumë vite e me shumë veprime e qëndrime. Jemi në sprovë si shoqëri, si shtet e si shqiptarë për ta dëshmuar edhe një herë se kjo është plotësisht e vërtetë, se kjo është ana e drejtë e historisë dhe ne jemi aty.