Abdixhiku me këshilla për Kurtin: Do t’i keni muajt e mjaltit por zgjidhjet ju presin së pari

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në fjalën e tij në seancën ku pritet të votohet Qeveria e re, tha se partia fituese VV është e para, por jo e tëra, shkruan Indeksonline.

Po ashtu Abdixhiku pati disa këshilla për Kurtin para se të bëhet kryeministër.

Ai u shpreh se Kurti do t’i ketë muajt e mjaltit por se fillimisht e presin zgjidhjet.

Kryetari i LDK-së tha se partia e tij do të mbajë rol opozitar dhe do jetë kërkues, refuzues e kritik në secilin proces politik.

“Respektimi i këtij vullneti nuk duhet të shihet si akt i madh, është thjesht një veprim demokratik. Kryeministri duhet ti kujtojë vetës që nga nesër nuk është përfaqëuses partiak por kryeministër i Kosovës dhe si i tillë duhet të sillet me dinjitet. Duhet ti kujtojë vetës që cdo sjelle indiferente na shpie të gjithëve drejt një polarizimi shtetërorë. 

Si shumicë, ju takon të bartni barrën e partive. Kurti, do ti keni muajt e mjaltit por zgjidhjet ju presin së pari. Kosovës i duhet stabilitet politik. Si opozitë do të kontribuojmë në këtë stabilitet, duke respektuar vullnetin qytetar. LDK me 15 deputetet e saj do mbajë rol opozitar, kërkues e kritik e refuzues në secilin proces politik. Do jemi zë mbrojtës”.