Abdixhiku falënderon liderët që e uruan për fitoren, në mesin e tyre edhe Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar të gjithë liderët politikë që e kanë uruar për detyrën e re.

Abdixhiku me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur së fitoren ia ka uruar edhe Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes, e cila ishte nënkryetare e LDK’së, pozitë nga e cila ishte shkarkuar.

“Më lejoni që këtu, të falënderoj të gjithë politikanët vendorë e ndërkombëtarë për urimet e marra sot. Falënderoj Kryeministrin në detyrë z. Avdullah Hoti, u.d. e Presidentes znj. Vjosa Osmani, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje! z.Kurti, kryetarin e AAK-së z. Ramush Haradinaj, kryetarin e Kryeqytetit z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri z.Lulzim Basha e ish Presidentin shqiptar z. Sali Berisha, miqtë tanë në Partitë Popullore Evropiane dhe gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e përfaqësuesit tjerë të korit diplomatik”, ka shkruar Abdixhiku.

Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj, dhe Shpend Ahmeti deri tani nuk ia kanë uruar publikisht detyrën e re Lumir Abdixhikut. | Politika Jashtme