AAK-së në Pejë i ik një asambliste: Kam vërejtur grupacione brenda partisë

Drita Kransiqi, asambleiste e Komunës së Pejës, ka bërë të ditur se më nuk do të jetë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Krasniqi ka thënë se ajo do të jetë e pavarur, përcjell Gazeta Insajderi.

“Me ane te kesaj shkrese dua qe te ju ve ne dijeni se une Drita (Palush) Krasniqi nga sot nuk do te jeme me pjese e Aleances per Ardhmerine e Kosoves  dhe se veprimtarine dhe detyrimet e mia si asambleiste do ti ushtroi si asambleiste e pavarur”, ka shkruar Krasniqi.null

Tutje ajo ka shkruar se “Une kame besuar shume ne vizionin dhe qendrimet qe Aleanca I ka promovuar dhe qe nga themelimi i saje edhe pse jo antare direkte ne parti, kam bere perpjekje qe kjo parti te rritet dhe te fuqizohet qe vizioni dhe program i parties te jene udherefyes per qytetaret e Pejes dhe zhvillimin e saje”.

Krasniqi ka thënë ndër tjera se brenda partisë së saj janë bërë grupacione.

“Me keqardhje me duhet te them se sa me shume kalonin vitet, aq me teper kam verejtur grupacione permbrenda parties qe punonin per interesa te grupeve e jo per zhvillimin e mirefillt te Aleances”, ka shkruar Kraniqi. /Insajderi.org