AAK paralajmëron kryeministrin Hoti se mund ta pret fati i Albin Kurtit

Ishte kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili paralajmëroi kryeministrin Hoti se mund ta prishë koalicionin nëse ky i fundit vazhdon kështu duke mos u treguar e barabartë me partitë në koalicion dhe duke marrë veprime kokë në vete.

Deputetja e AAK’së, Time Kadriaj, po thotë se kryeministrin Hoti mund ta pret fati i njëjtë i Qeverisë Kurti nëse vazhdon me këtë qasje ndaj partnerëve të koalicionit

Ajo tha se mosmarrëveshjen e parë që e kishte partia e saj me partnerin e koalicionit, LDK-në, e bëri publike dhe paralajmëroi se po pati të tjera nuk do të ngurojnë ta bëjnë prapë, deputetja thotë se mos të bëhet gabimi që bëri koalicioni qeverisës paraardhës VV-LDK për mosrespektim të njëri-tjetrit.

“Hoti e ka të qartë që duhet t’i trajtojë të barabartë partnerët e koalicionit. Ne i besojmë atij nëse i përfshinë të gjithë partnerët e koalicion sepse pa një proces të drejtë, transparent dhe llogaridhënës s’mund të vazhdohet më tutje”.

“Haradianj ka qenë kundërshtues i devijimit të dialogut edhe kur në koalicion kishte PDK-në. Në cilëndo situatë, qoftë pozitë apo opozitë, Haradinaj s’luan me fatin e Kosovës. Çarja ose ndarja e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së ndodhi për shkak të moskomunikimit të drejtë. Edhe ne si AAK kërkojmë bashkëpunim të mirëfilltë dhe nuk e mendoj që Hoti do ta përsëritë gabimin që është bërë më herët”, tha ajo në Klan./metro