‘A ishte Kurti luftëtar i UÇK’së?’, Gjinovci: Ajo çka ka bë Kurti në Prishtinë, më e vështirë sesa ajo që bënë të tjerët larg kërcënimit fizik

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka komentuar rreth temës së fundit “se a ishte Kurti luftëtar i UÇK’së”, kjo për shkak se Rrustem Mustafa – Remi, tha se e Kurtin e kishte bashkëluftëtar, shkruan Gazet aMetro.

Gjinovci në T7 tha se ajo çfarë kanë bërë Demaçi e Kurti në qendër të Prishtinës ishte më e vështirë sesa ajo çka kanë bërë plot të tjerë larg kërcënimit fizik.

Ajo çka ka thënë Remi është shumë e logjikshme. Për mua dhe për plot njerëz në Kosovë është shumë ma e vështirë me bo çka kanë bë Adem Demaçi e Albin Kurti në qendër të Prishtinës, sesa çka kanë bë plot njerëz të tjerë që kanë qenë megjithatë larg prej kërcënimit fizik. Këta kanë qëndruar në Prishtinë, në zyrën e UÇK’së në mënyrë publike, kanë mbajtur konferenca shtypi aty në emër të UÇK’së”, është shprehur Gjinovci.

Tutje ai tha se ushtar është çdokush që kontribuon, e jo veç ai që e ka pushkën dhe helmetën.

“Këta kanë qenë gjithë kohës të rrethuar me policët serbë, guximi i tyre është i jashtëzakonshëm. Nëse ju po mendoni se ushtar është vetëm ai që e mban pushkën dhe helmetën dhe gjuan ndonjëherë me pushkë, nuk është ushtar. Ushtar është çdokush që kontribuon”, shtoi Gjinovci