51 viktima nga përmbytjet në Teksas

Qindra ekipe shpëtimi vijojnë kërkimet në Teksas, pasi një valë përmbytjesh të menjëhershme u kanë marrë jetën deri tani 51 personave, 15 prej të cilëve ishin fëmijë.

27 fëmijë të tjerë janë të zhdukur. Të miturit ishin pjesë e një kampi veror që u përfshi nga uji pas daljes nga shtati të Guadalupe. Shumë prej tyre ishin në gjumë kur niveli i lumit u rrit më shumë se 8 metra në më pak se një orë në orët e para të së premtes.

Larry Leitha, sherifi i Qarkut Kerr tha se puna do të vijojë deri në gjetjen e të të gjithë personave të zhdukur.

“Guvernatori na ka siguruar, së bashku me qeverinë federale, se do të kemi të gjitha burimet që na nevojiten për përballimin e situatës.”

Viktima ka edhe në pjesë të tjera të qarkut ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se rreziku i përmbytjeve nuk ka kaluar ende. Deri më tani janë shpëtuar rreth 850 persona të bllokuar në banesa.

Për situatën ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Tramp që tha se Shtëpia e Bardhë po punonte ngushtë me autoritetet lokale për t’iu përgjigjur situatës.

Nga rubrika

Back to top button