Noizy rrah një ish anëtar të TBA-së, dalin pamjet

Reperi Noizy e ka rrahur ish anëtarin e The Bloody Alboz (TBA), Cllevio

Ka plasur sherri mes reperit Noizy dhe një ish reperi të The Bloody Alboz (TBA), Cllevio (sa ishte në TBA nofkën ai e kishte Hudra), pasi që këta të dy kishin pasur një duel verbal para disa ditëve, madje kishin shkëmbyer edhe mesazhe.

Pas këtij mesazhi Noizy ka postuar një videon në rrjetin social TikTok, por që më vonë pas pak minutash e ka shlyere atë.

Politikajashtme ka publikuar këtë video dhe në të shihet Noizy i cili niset në drejtim të Cllevio duke e goditur atë me grusht dhe rrëzuar.

Ndërkohë para një jave Cllevio kishte postuar një mesazh të Noizyt kur ai i tërhiqte vërejtjen se nuk është duke bërë mirë që është duke e sharë.

Pas një jave të publikimit të këtij mesazhi Noizy ka reaguar duke e rrahur Cllavio.

Kliko Video per ta shikuar (Video)