Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta Ard Daullxhiu, i mjeri më i famshëm në Shqipëri

Një lajm i hidhur vjen nga Durrësi. Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, i mjeri më i famshëm në Shqipëri Ard Daullxhiu, një personazh i bërë viral në rrjetet sociale.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ai ka pësuar infarkt. Daullxhiu është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur dot të shpëtojë.

JOQ Albania, ka kontaktuar me policinë e qytetit bregdetar dhe u konfirmua se nga spitali u kishte ardhur informacion për A.D, i cili kishte ndërruar jetë sapo kishte mbërritur në urgjencë.

Ardi ka qenë një personazh që është bërë meme në rrjetet sociale. Ai ka dashur të futet edhe në Përputhen dhe në BBV, por nuk është pranuar.

Gjithashtu Ardi mbahet mend për daljet e shpeshta te “Zonë e Lirë” te Arian Cani, apo dhe në emisione të tjera në ekranet tona.

Ai gjithmonë dilte në ekran për të kërkuar ndihmë për të rregulluar shtëpinë, pasi jetonte në një hyrje të vogël në Durrës, bashkë më nënën e tij dhe gruan më vajzën dhe ankohej se nuk kishte vend mjaftueshëm.