E tmerrshme: Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij 12 vjeçare

47-vjeçari Gazmend Xhaxhe është vënë në prangat e Policisë pasi ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet se edhe e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.

Korrespondentja e Klan News në Korçë, Daniela Zisi bën të ditur se babai e ka tërhequr për flokësh të bijën. Ndërsa gjatë pyetjeve në prani të psikologut rezultoi që kishte abuzuar me të miturën duke e prekur dhe ngacmuar por nuk ka kryer marrëdhënie.