Puthje, ledhatime dhe fërkime në divan, “nxehet” situata mes dy konkurrentëve në “Për’puthen”

Mbrëmja e kaluar në ‘Për’puthen” ishte një “zjarr” i vërtetë.

Gjatë puntatës së mbrëmshe është transmetuar takimi i Lauretës dhe Samuelit

Ky ishte takimi i tretë i tyre, por me një ndryshim të madh nga dy herat e tjera.

Së bashku kanë diskutuar tema tejet private dhe intime.

Në një pjesë kanë zhvilluar edhe një lojë me pije alkoolike, teksa kanë kërcyer nën ritmet e muzikës Laureta e ka provokuar Samuelin me lëvizje sensuale.

Ata u panë shumë të afërt me njëri tjetrin ndryshe nga takimet e tjera që kanë zhvilluar.

Ndryshe nga konkurrentët e tjerë Samueli ka guxuar duke i dhuruar për herë të parë disa puthje në qafë dhe ‘ledhatime’ në pjesët intime.

Gjithashtu Samueli i bëri dhe një surprizë të vogël Lauretës ku i dhuroi një varëse me gurë të cilën ajo e pëlqeu shumë