Për kaq copë material, Nora Istrefi shpenzoi 2 mijë euro

Nora Istrefi është një ndër këngëtaret që përveç përkushtimit të madh në muzikë, këngëtarja rëndësi të madhe gjithmonë i jep edhe paraqitjes së saj, qoftë në klipe por edhe në jetën e përditshme.

“Ki me lyp me m’pa”, titullohet projekti i saj i fundit të cilin ajo e solli dhe me klip, e që vëmendjen e mori me pamjen ekstravagante, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Faqja e njohur në Instgram “mespermes”, ka zbuluar shifrat e një prej paraqitjeve të Norës në këtë projekt.

Vetëm për mini-fundin që ajo kishte zgjedhur ta vishte, Nora Istrefi shpenzoi plot 1.982 euro, veshje nga kjo nga marka “The attico”, derisa e kishte kombinuar me një palë vathë kristale me çmim 445 euro.