Opozita nuk qetësohet as pas pauzës, përsëri zhurma e fishkëllima në seancë

Pas pauzës, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë rikthyer në seancë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka hapur sërish seancën ku tha se do të votojnë për pikën e tretë të rendit të ditës, e që lidhet me votimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por që në kthim, deputetët e opozitës kanë filluar sërish të bëjnë zhurmë, me fishkëllima e duke goditur tavolinat e punës.

Kësisoj seanca sot ka qenë mjaftë e zhurme, e siç duket një situatë e tilla do të vazhdojë edhe në pjesën e dytë të saj