Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vazhdim.
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me mundësi për riga lokale shiu.
7.05 – Kryesisht me vransira, e mundësi për riga lokale shiu.
8.05 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
9.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet ndërmjet 20C e 22C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 5-11m/s.
Shtypja atmosferike mbetet më e lartë mbi vlera normale dhe luhatet në këto vlera të larta./FrontOnline/