33-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Zvicër

Gjelbrim Jasiqi, një 33-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident në Zvicër.

Siç njoftuan familjarët, ai la prapa babanë, nënën, gruan, djalin një vjeç dhe dy motra.

“Pas një aksidenti në Zvicër humbi jetën nipi im – djali i motrës – Gjelbrim Jasiqi në moshën 33-vjeçare. Ai la pas babën, nanë, nusen me djalin 1 vjeçar dhe dy motrat e tij. Do mbetet në kujtim gjithë jetën si djalë me zemër dhe shpirt të bardhë. Zoti të dërgoftë në xhehnet, ishe dhe do mbetesh pika ime e dobët në familjen që na rrethon”, ka shkruar Jeton Krasniqi, një nga familjarët e 33-vjeçarit.

Bashkë me të në veturë ishte pasagjeri 24 vjeçar që ka mbetur me lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.