Vidhen kriptovaluta në vlerë mbi 600 milionë dollarë

Projekti i “Blockchainit”, Ronin, ka njoftuar të martën se hakerët kanë vjedhur nga ky sistem kriptovaluta në vlerë afro 615 milionë dollarë, raporton agjencia Reuters të martën. Është një prej vjedhjeve më të madhe në histori të kriptovalutave.

Projekti ka thënë se hakerët, e paidentifikuar, më 23 mars i vodhën 173.600 etheruma dhe 25.5 milionë tokena USD. Në vlerën aktuale, shifra e vjedhjes është 615 milionë dollarë, por vlera ishte 540 milionë dollarë në momentin kur ndodhi sulmi.

Është shifra e dytë më e madhe e vjedhjeve të kriptovalutave, sipas firmës së analizave të “blockchainit”, Elliptic.