Rakiq: Të gjithë ne që punojmë në institucionet e Kosovës në Veri vetësuspendohemi

Goran Rakiq, pjesë e Qeverisë së Kosovës, lajmëroi sot se të gjithë të angazhuarit e komunitetit serbë në institucionet e Kosovës, do ta pezullojnëp punën, raporton Gazeta Express. 

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, gjatë protestës që po mbahet në veri të Mitrovicës, ka thënë se nuk do të punojë asnjëri prej tyre që punojnë në institucionet e Kosovës në Veri, derisa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.

Sipas informacioneve që morëm sot në mëngjes, unë dhe kryetarët e komunave, gjyqtarët e nacionalitetit serb dhe punëtorët e gjykatës, organeve të gjyqësisë sot nuk kanë shkuar në punë. Nga sot në mbështetje të Kryetares së shkarkuar të Gjykatës edhe ata janë suspenduar dhe kështu do të jetë derisa Ljiljana Stevanoviç nuk kthehet në punë”, tha Rakiq nga protesta. 

“Që nga sot, të gjithë ne, përfaqësuesit politikë që punojmë në institucionet e Kosovës, jemi suspenduar dhe nuk do të kryejmë asnjë detyrë derisa ta kthejnë kryetaren e gjykatës, Ljiljana Stevanoviq. Kjo do të thotë gjithashtu se të gjithë përfaqësuesit e policisë janë suspenduar dhe nuk do ta kryejnë detyrën derisa ta kthejnë Liljana Stevanoviqin në vendin e saj” ka thënë Rakiq.

“Nuk do të punojmë asnjë prej nesh, derisa ta kthejnë në punë kryetaren e Gjykatës. Askush nuk frikësohet, i çoj porosi Kurtit dhe policisë që ndodhet në Veri. Do të mbesim këtu do të luftojmë për të drejtat tona. Nuk duam asgjë më shumë se që kanë shqiptarët. Nuk duam t’i marrim asgjë dikujt, vetëm duam që që na takon” ka shtuar ai.

Rakiq ka lartësuar Vuçiqin duke e paraqitur si konstruktiv para botës duke thënë se ai i ka ndalur që të mos largohen nga institucionet e Kosovës. Sipas tij, “për herë të parë s’kemi mundur të arrijmë marrëveshje edhe pse vetëm atij i besojmë”.