SHBA lëshon alarmin: Kujdes nga hakerët rusë, ja çfarë mund të bëjnë

Zyrtarët e administratës Biden të shtunën kanë përsëritur thirrjet e tyre për kompanitë amerikane që të qëndrojnë vigjilente përballë kërcënimeve të mundshme të hakerëve rusë, mes shqetësimeve për grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës.

“Ndërsa nuk ka kërcënime specifike të besueshme për atdheun e SHBA-ve në këtë moment, ne jemi të vetëdijshëm për potencialin që Rusia të konsiderojë përshkallëzimin e veprimeve të saj destabilizuese në mënyrë që mund të ndikojnë në infrastrukturën tonë”, shkroi në Twitter, drejtoresha e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës së SHBA-ve, Jen Easterly të shtunën.

TË GJITHA organizatat duhet të jenë vigjilente”, tha ajo më tutje.

Agjencitë në të gjithë qeverinë amerikane kanë paralajmëruar për muaj të tërë për mundësinë që kërcënimet kibernetike ruse ndaj Ukrainës mund të kenë efekte të ndryshme në mbarë botën.

Zyrtarët amerikanë kanë qenë gjithashtu të kujdesshëm ndaj operacioneve hakmarrëse të hakerëve rusë në rast se Uashingtoni dhe aleatët e tij vendosin sanksione ndëshkuese ndaj Moskës.

Përgatitjet e SHBA-ve kanë përfshirë informime të klasifikuara për sektorin financiar dhe një përmbledhje të aftësive kibernetike ruse për kompanitë energjetike.