Njerëzit së shpejti do të mund të porosisin një hamburger dhe patate të skuqura në McDonald’s, përmes Metaverse

Njerëzit së shpejti do të mund të porosisin një hamburger dhe patate të skuqura McDonald’s në Metaverse dhe ta keni porosinë në derën tuaj në jetën reale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjigandi i ushqimit të shpejtë paraqiti 10 aplikime për marka tregtare në Zyrën e Patentave dhe Markave Tregtare të SHBA-së (USPTO) më 4 shkurt, duke mbuluar si McDonald’s dhe McCafe për një restorant virtual për të ofruar ushqim në metaverse dhe në jetën reale, ndërsa kompania përpiqet t’i bashkohet virtuales.

Duke postuar në Twitter, avokati i markës tregtare Josh Gerben tha: “Ju jeni duke qëndruar në metaverse dhe jeni të uritur. Ju nuk keni nevojë të largoni kufjet tuaja. Hyni në një McDonald’s dhe bëni një porosi. Ajo mbërrin në derën tuaj pak më vonë”.

Ndryshe, McDonald’s nuk është marka e parë ushqimore që bën hapa në botën virtuale. 

Microsoft, Gucci, Walmart dhe Nike janë ndër markat që kanë njoftuar gjithashtu planet për të hyrë në Metaverse.

Për momentin, Metaverse është duke u përdorur kryesisht për lojëra dhe ende nuk është zhvilluar plotësisht. 

Por markat tashmë po përcaktojnë se çfarë vendi do të mbajnë në botën e realitetit virtual.