‘Një njeri në Mars’ – cili mund të jetë shpjegimi i këtij imazhi në planetin e kuq?

Një copë guri ka ndezur shpresën se mund të jetë një person i shtrirë që qëndron në Mars – por megjithatë nuk është kështu.

Por nuk është ndonjë zbulim shkencor apo gjetje e madhe – përkundrazi është thjesht një mashtrim i syrit që është përdorur disa herë për t’i emocionuar njerëzit për mundësinë e jetës në planetin e kuq.

Pamja e supozuar filloi në një blog, “UFO Sightings Daily” shkruar nga Scott C Waring. Në një imazh të madh të dërguar fillimisht nga roveri në Mars vitin e kaluar, ai pretendoi se kishte parë një person të shtrirë – derisa disa njerëz sugjeruan se ishte e ngjashme me pozën që Kate Winslet e ndërmori në filmin Titanik për t’u pikturuar.

“Të gjithë këtu e dinë që më pëlqen të kërkoj në fotot e NASA-s”, shkroi Scott C Waring në një postim në blogun e tij. “Epo, hasa në diçka unike… diçka që është 100 për qind e provës së jetës inteligjente. Është një persona i shtrirë duke parë roverin në Mars të NASA-s nga një distancë”.

“Personi është rreth 3 metra dhe është i shtrirë, i veshur me një kostum të errët”.

Megjithatë, fotografia është larg e të qenit 100 për qind provë e jetës së alienëve. Në fakt është pothuajse vetëm një mashtrim i syrit.

Ky fenomen njihet si “pareidolia”, e cila përshkruan mënyrën se si njerëzit priren të shohin diçka kuptimplotë në gjërat që në fakt janë rregulluar në mënyrë arbitrare. Njerëzit janë të dhënë për të parë fytyra apo objekte të tjera, edhe në gjërat më të thjeshta, qoftë në Tokë apo gjetkë.

Një tjetër ide e lidhur është ajo e “mimetolitit”. Kjo lidhet veçanërisht me formacionet shkëmbore që duken si diçka tjetër – diçka që tingëllon e thjeshtë, por kohët e fundit është bërë një kalim kohe shumë e praktikuar për disa njerëz.