Presidentja Osmani uron Ditën e Veteranit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Veteranit të UÇK-së.

Ajo tha se përulet para të gjithë atyre veteranëve, të cilët atëherë e sot, atdheun e kanë mbi të gjitha.

“Kjo datë bie në të njëjtën ditë kur 3 dekada më parë, më 30 dhjetor 1991, komandanti legjendar Adem Jashari me familje nisi rezistencën në një përballje direkte me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar kësisoj fillet e rezistencës ushtarake të ushtrisë, së cilës i priu deri në rënien e tij bashkë me familje”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=464853088332569&id=100044236458899