Pacienti falënderon kardiokirurgun e QKUK-së: Më shpëtuan jetën

Një pacient e ka falënderuar publikisht kardiokirurgun e QKUK-së Dr. Kushtrim Shala, për një intervenim në zemër

“Falenderimet i takojnë Allahut te madhërishem që na dhuroi ne Kosovë të kemi edhe ne specialista si që është Dr.Kushtrim Shala. Falenderimet të përzemërta i takojn Dr.Kushtrimit dhe ekipit të tij që kan përdorur forcën,,njohurite,kohën,durimin për të shpëtuar një jetë”, ka shkruar Bajra.

“Faleminderit z. Armen Bajra, është detyrë e jona të bëjmë maksimumin me mundësit tona modeste në çdo kohë në shërbim të qytetarit të Kosovës, gjithësesi është kënaqësi e motivim për ne kur arrijmë rezultatet e synuara. Të uroj shëndet e rekuperim të shpejt!”, ka shkruar Shala.