Baton Haxhiu tregon kush i ka fituar zgjedhjet në Drenas

Tashmë ka nisur publikimi i “EXIT POLL” për rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve në 21 komunat e Kosovës.

Në Komunën e Drenasit, sipas sondazhit të Baton Haxhiu, fitues është Ramiz Lladrovci nga PDK, shkruan lajmi.net.

Baton Haxhiu ka bërë të ditur në T7 se Lladrovci ka fituar me 60.0 për qind të votave.

Kandidati nga Demokratët për Drenasin, Driton Ajazi, ka marrë 40.0 për qind të votave. /Politika e Jashtme