Vdes i riu nga Peja, dyshohet për vetëvrasje!

Ka ndërruar jetë i riu nga Peja, Nard Shala.

Të afërmit e tij, kanë treguar për “Indeksonline”, se i ndjeri dyshohet se bëri vetëvrasje. Ai ishte pronar i një butiku në qendër të qytetit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “Kuvendi i Lezhës”. Ndërkaq lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 15:55 Policia është njoftuar së në rrugën Kuvendi i Lezhës në Pejë është gjetur një person pa shenja jetë në një shtëpi”, është shprehur Gashi.