Unitedi fiton me përmbysje ndaj Atalantës, Bayerni shkatërroi Benficën

Manchester United ka fituar me përmbysje ndaj Atalantës me rezultat 3-2.

Italianët shënuan dy gola në pjesën e parë nëpërmjet Pasaliqit dhe Demiralit, kurse në pjesën e dytë Unitedi u rikthye dhe shënoi tre gola. Rashford, Maguire dhe Ronaldo ishin goalshënuesit e ekipit anglez.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Portugali, Bayern Munchen e ka shkatërruar Benficën me rezultat 0-4. Katër golat u shënuan në pjesën e dytë. Sane realizoi dy herë, kurse Lewandowski e shtoi një gol dhe Everton shënoi autogol.