Reperi i njohur këngën e re ia dedikon të riut që vdiq para disa javësh në Pejë, ishin shokë të ngushtë

Artisti XEX sapo ka lansuar projektin e tij të radhës.

Pas suksesit me këngën “All In” të publikuar një muaj më parë, reperi XEX tani ka publikuar këngën e re, e cila vjen më ndryshe nga projektet e tij të kaluara.

Atë çfarë e bën të veçantë këtë projekt është se kënga “Shawty” i dedikohet të riut nga Peja, i cili vdiq në fillim të muajit tetor në moshën 27-vjeçare.

XEX projektin “Shawty” do ta publikonte pikërisht në ditën që vdiq Leonard Shala, por që vendosi ta shtyejë deri në ditën e djeshme (13 tetor).

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën: