Përputhen: Jasmina harron përfundimisht Andin, fotografohet nën shoqërinë e Beartit

Dy ditë më parë, Jasmina pati një përballje me Andin në studion e Përputhen.

Pavarësisht se Andi kishte ardhur të kërkonte një mundësi të dytë nga ish-konkurrentja, kjo e fundit nuk ishte aspak e interesuar më për të, shkruan Reporteri.net.

Madje ajo ia tha aty në sy që nuk dëshiron të ketë asgjë më me Andin, pasi u bë kohë e gjatë që nuk kanë folur dhe nuk ndjen asgjë për të.

E jo shumë gjatë nga ai ballafaqim, Jasima është fotografuar nën shoqërinë e ish të dashurit të Teas, Beart Rexhepit.

Dyshja janë fotografuar në një lokal, derisa duket se po shijojnë praninë e njëri-tjetrit.