“Për bukë dhe për gjumë ju ha”, Fifi debaton ashpër me banorët në shtëpinë e Big Brother VIP

Big Brother VIP ka nisur këtë javë rrugëtimin e tij 100 ditor me plot personazhe të njohur që janë futur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Banorët të cilët qëndrojnë të izoluar nga bota jashtë, kanë filluar tashmë të kenë komunikim të mirëkuptueshëm me njëri-tjetrin, por shpesh herë edh me debate.

Një debat goxha i fortë ka nisur që në ditën e dytë të qëndrimit në shtëpi, në momentin e porositjes së furnizimeve ushqimore.

Ka qenë këngëtarja Fifi ajo e cila ka debatuar me kolegun e saj, këngëtarin Ardit Çuni, në pikë të mëngjesit.

Debati erdhi si pasojë e Arditit që po bënte listën e ushqimeve në kohën kur jo të gjithë ishin zgjuar.

Fifi e tensionuar i është shprehur Arditit që listën duhet ta bëjnë të gjithë bashkë, duke u ankuar që nuk është porositur mishi – kategoria e ushqimit që ajo preferon më së shumti.

Për gjumë dhe për bukë, ju ha”, dëgjohet duke thënë këngëtarja ndër të tjerash gjatë debatit.