Parashikimi i çmimit të kriptovalutës Shiba Inu për vitin 2021: A mund ta arrijë vlerën deri në 1 dollar?

Shiba Inu ka humbur paksa vlerë pas një rritjeje të furishme gjatë javës.

Kriptomonedha ka rënë rreth 1 për qind gjatë 24 orëve të fundit, duke u tregtuar në 0.000028 dollarë në kohën e shkrimit, sipas Coinbase.

Por tani mbajtësit e Shiba do të shpresojnë se sërish do të kthehet.

Shiba u rrit në fillim të këtij muaji pas një mesazhi në Twitter nga Elon Musk.

Ky i fundit, miliarderi i Teslas, ka një qenush Shibu Inu dhe publikoi një fotografi të tij në mediat sociale, e cila filloi një rritje të madhe në fillim të këtij muaji.

Në muajin e kaluar, Shiba është rritur me gati 250 për qind, transmeton Telegrafi.

Por çfarë të ardhme ka kjo kriptovalutë?

The Sun” foli me ekspertët për të zbuluar të ardhmen e monedhës dixhitale – dhe sa mund të jetë vlera e kriptomonedhës në vitin 2022.

Shiba Inu është një token kriptomonedhë që lejon përdoruesit të mbajnë triliona prej tyre.

Tokenat e Shiba Inu shfaqin të njëjtin qen si Dogecoin, i cili është bërë një nga kriptovalutat më të njohura këtë vit.

Pavarësisht nëse keni investuar tashmë apo jo, mbani në mend se fitimi i parave përmes kriptovalutave ose investimeve të tjera nuk është kurrë i garantuar.

Monedhat kriptografike janë veçanërisht të paqëndrueshme, kështu që vlerat e tyre mund të rrëzohen me pak ose aspak njoftim.

Me fjalë të tjera, është e rëndësishme të mos vendosni më shumë para sesa mund të përballoni për të humbur dhe të mos investoni kurrë në diçka që nuk e kuptoni.

Kriptovalutat më të reja janë gjithashtu më të rrezikshme se ato që kanë ekzistuar për më gjatë, siç është Bitcoin, dhe ju bëjnë më të hapur ndaj mashtrimeve.