“Mendoj se ti i pëlqen Granitit, ai të kërkon me sy kur ti s’je”, nisin pëlqimet e para në Big Brother

Ndonëse ditëve të fundit po flitet shumë për raportin e Fifit me Granitin, gjë që u diskutua edhe në natën e spektaklit ditën e premte.

Në këto momente, Paloma dhe Fifi po flisnin për Granitin brenda shtëpisë më të famshme shqiptare, shkruan Reporteri.net.

Gazetarja shqiptare i tha Fifit që mendon se Granitit i pëlqen këngëtarja.

“Unë mendoj që ti i pëlqen atij. Kur ti nuk je vërdallë, ai të kërkon me sy gjithandej”, tha gazetarja, derisa Fifi vazhdoi duke thënë se është e vërtetë që unë kam thënë se si vëllain tim nuk e shoh.