LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet avioni në zonën e Kelmendit nuk dihet nëse ka të mbijetuar

Një avion është rrëzuar në zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, i cili raporton se nuk dihet ende çfarë avioni është dhe nëse ka humbje jete.

Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të zbardhin detaje. “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku shihet avioni i rrëzuar.