Ky është personi që u plagos sot në Pejë

Gazeta Sinjali raportoi se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, sot, rreth orës 18:00, në “Çarshinë e Gjatë”, në Pejë.

Sinjali mëson se i plagosuri është Sezair Belegu, i cili ka marrë plagë në bark.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saj se për shkak të gjendjes shëndetësore ai po transferohet nga Spitali i Pejës për në QKUK.

Sinjali raportoi pak më parë se Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasjen e Sezair Belegut.