Kush janë pesë favoritët për të fituar Topin e Artë

Gara për Topin e Artë tashmë ka filluar. Numërimi mbrapsht do të ndalet më 29 nëntor kur ‘France Football’ shpall fituesin.

Janë 30 të nominuar , por vetëm një do të jetë fitues.

Gazeta ‘L’Equipe’ sot nxjerr në pah në kopertinën e saj pesë lojtarë të cilët i llogaritë si favoritë për të fituar, shkruan Indeksonline.

Benzema është pjesë e pesëshës favorite. Në rast se do të jetë fitues, Benz në moshën 33 -vjeçare , Benzema mund të merrte Topin e Artë për Francën , diçka që nuk ka ndodhur që kur Zinedine Zidane e fitoi atë në 1998.

Messi s’e ka fituar çmimin që nga viti 2019 dhe tani aspiron të përsëris suksesin. Messi ka fituar titullin e tij të parë me Argjentinën këtë sezon, gjë që e ka futur fuqishëm në garë për këtë çmim.

Lewandowski ka shënuar shumë gola me Bayernin dhe është një nga favoritet. Sulmuesi polak fitoi tre tituj me ekipin gjerman: Bundesligën, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën Gjermane.

Jorginho ka fituar dy trofe të mëdhenjë dhe është një nga favoritët kryesor. Mesfushori italian ka fituar Champions me Chelsea sezonin e kaluar dhe më pas edhe Kampionatin Evropian me Italinë.

Kur përmendet Topi i Artë, gjithmonë aty është edhe Ronaldo. Portugezi përfundoi Serie A si golashënuesi më i mirë: me 29 gola në 33 ndeshje.