Itali: Rrëzohet avioni, 8 të vdekur – mes tyre dhe një fëmijë

Milano u trondit të dielën e 3 tetorit pas rrëzimit të një avioni me tetë shtetas francezë. Të gjithë personat në bord kanë vdekur, mes tyre u raportua dhe për një fëmijë.

Avioni është rrëzuar pranë stacionit të metrosë San Donato, Marignano, në një ndërtesë bosh, ku u përfshi nga flakët. Nga flakët u përfshi dhe parkimi i makinave ATM, i cili u mbyll si masë paraprake.

Sipas raportimit të mediave italiane, avioni ka rënë rreth orës 13:00. Në bord ishin shtatë pasagjerë dhe një pilot.

Ndërtesa ku ra avioni ishte e zbrazët e cila përdorej si zyra dhe parking për autobusët. Banorët e zonës dëgjuan një fishkëllimë shumë të fortë dhe më pas një shpërthim, të shkaktuar nga goditja e avionit.