Gara për Prishtinën: Përparim Rama i pari, Arben Vitia i dyti nga votimi ‘online’ në Rubikon

Kandidati i LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, qe sonte i ftuari i radhës i Adriatik Kelmendit përballë analistëve në Rubikon të Klan Kosovës.

E derisa emisioni transmetohej, në kanalin zyrtar të Klan Kosovës në Youtube, qytetarët patën rastin të shprehin mendimin e tyre, për kandidatin e preferuar për Prishtinën.

Sonte, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, është rënditur i pari si më i votuari online, duke u pasuar nga kandidati i VV-së, Arben Vitia, ndryshe siç renditej herave të tjera.

Më poshtë gjeni rënditjen e plotë të kandidatëve bazuar në përqindjen e votave të marra online.

Përparim Rama (LDK) 45%

Arben Vitia (VV) 33%

Uran Ismaili (PDK) 14%

Daut Haradinaj (AAK) 7%