E dhimbshme: Ky është 10-vjeçari nga Rahoveci, që u gjet i vdekur në kamion

Sot në Malishevë është gjetur pa shenja jete një 10-vjeçar në kabinën e një kamioni, shkruan Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë që në vendngjarje është gjetur edhe një armë.

Ndërkaq, Sinjali mëson se viktima është Andi Kastrati nga fshati Zatriq i komunës së Rahovecit.

Policia e Kosovës për Sinjalin ka dhënë detaje rreth rastit.

Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij. Ata kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës. Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë“, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.

Mirëpo, siç mëson Sinjali nga burimet, në vendngjarje përpos armës, është gjetur edhe një gëzhojë. Arma dyshohet të ketë qenë e babait të viktimës.

Tutje dyshohet që axha i të ndjerit ka dalë që ta kërkojë pasi ishte vonuar, por pastaj e ka gjetur në kamion pa shenja jete.

Kur viktima është dërguar në spital, ka pasur lëndime në anën e majtë të nofullës, shkruan Sinjali.

Gjithashtu, burimet e Sinjalit kanë thënë që në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.