Daut Haradinaj s’i merr as 5 për qind në garën për Prishtinë

Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë, ku është votuar për kryetarin dhe një asamblist të komunës, raporton Sinjali.

Numërimi i votave nga KQZ po vazhdon, por vëmendja është në kryeqytet.

Sipas rezultateve të fundit, në këtë komunë po prinë kandidati i VV-së, Arben Vitia (42,75%).

Pas tij janë Përparim Rama (29.03%) e Uran Ismaili (21,59%).

Garë jo e suksesshme doli të jetë për kandidatin e AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj.

Ai numëron 2 mijë e 544 vota ose 4, 51% nga 68,12% vota të numëruara deri tash nga KQZ-ja.