Aktorja e famshme e “Squid Game” bën “follow” në Instagram këngëtaren shqiptare

Squid Game është kthyer në fenomenin e momentit të Netflix. Dhe sigurisht nuk mund të ndodhte ndryshe me këtë serial drithërues i cili të mban ngjitur pas ekranit.

Sigurisht me famën e serialit ajo çka vihet re është dhe rritja e popullartetit të personazheve kryesore në Squid Game.

Aktorja HoYeon Jung e cila luan rolin e Kang Sae-byeok, duket se ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe kjo dukshëm është shpalosur në numrin e ndjekësve në Instagramin e saj duke e kthyer atë në aktoren më të ndjekur koreano-jugore në Instagram.

Në vetëm disa javë numri i ndjekësve të aktores është rritur nga 400.000 në 16.4 milion ndjekës. Në krahasim me ndjekësit e saj, personat që HoYeon ndjek janë shumëfish më pak dhe ndër ta është një këngëtare shqiptare.

Bëhet fjalë për Dua Lipa-n. Këngëtarja si duket e ka parë serialin dhe gjithashtu ka bërë “follow back” aktoren. Këtë e bënë të ditur edhe fansat e dyshes në rrjete sociale dhe mund të verifikohet shumë lehtë.

Epo do donim shumë një bashkëpunim mes dyshes, pse jo të shohim aktoren në një klip të Duas, siç pamë “Tokyo”-n e “ La Casa De Papel” në klipin e “ONE DAY”.