Vuçiq: “Bisedova me Lajçakun për krizën në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka biseduar për siç e quajti ai “krizën në Kosovë”.

“Unë bisedova me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, për krizën e rëndë në Kosovë”, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Blic.

Këto zhvillime erdhën pasi Kosova vendosi recirpocitet për targat e veturave që vijnë nga Serbia.